Flash News

KRYESORE

E FUNDIT: Mungon vetëm zyrtarizimi, shtyhet Euro2020

E FUNDIT: Mungon vetëm zyrtarizimi, shtyhet Euro2020

UEFA po zhvillon mbledhjen e jashtëzakonshme me 55 federatat anëtare me një videokonferencë. Vendimi më i madh që pritet të dalë nga mbledhja është shtyerja e Euro2020.

Federatat anëtare mendojnë se kampionati europian duhet të shtyhet për në verën e vitit tjetër. Ishte programuar që ky turne të zhvillohej nga 11 qershori deri më 11 korrik, por nuk do të ndodhë kështu.

U mendua se ky turne do të mbahej në dimër, por për arsye marketingu, biletash dhe organizimi shtyhet me një vit më tepër. UEFA ka vendosur të ndërtojë dy grupe pune që do të punojnë me ndeshjet e Champions League dhe Europa League.

Të fundit