Flash News

KRYESORE

E FUNDIT: Muriqi me destinacion të ri, spanjollët futen në garë për shqiptarin

E FUNDIT: Muriqi me destinacion të ri, spanjollët futen në

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, pritet të largohet nga skuadra e Fenerbahçes në janar, pasi interesimi për të ka qenë shumë i madh. Kosovari ka bërë mirë me turqit duke qenë se është kthyer në liderin e ekipit me 10 gola duke mbajtur barrën kryesore të skuadrës.

Shtatlarti ka fituar shumë vëmendje dhe interesimi për të ka shkuar deri në Spanjë. Sevilla po ndjek me vëmendje sulmuesin e Kosovës, ndërsa Fenerbahçe mund të tundohet nga ndonjë ofertë e majme. Turqit e kanë të vështirë të shkëputen nga lojtari se e kanë kryesor, por vetë dëshira e tij mund të ndryshojë gjithçka.

Sevilla nuk është e vetme në garë për lojtarin, pasi shërbimet e tij i duan dhe Tottenham, Leicesteri, Monaco apo dhe Frankfurti. 26-vjeçari është një ndër emrat më të lakuar të merkatos europiane.

 

Të fundit