E fundit: Plas keq te Milani, pritet shkarkimi i dy drejtuesve të lartë

Një lajm i papritur vjen nga klubi i Milanit. Ekipi ka shfaqur ngritje në fushën e lojës, por probleme kanë patur drejtuesit e lartë të skuadrës. Maldini dhe Boban kanë dalë hapur kundër Gazidis.

Ekipi kuqezi ka një mbledhje me krerët më të lartë të klubit. Kjo thirrje emergjence lidhet me fatet e Maldinit dhe Bobanit. Të dy pritet të shkarkohen menjëherë nga skuadra italiane.

Ata nuk kanë të njëjtën ide me familje Elliot, ndërsa këta të fundit i besojnë Ivan Gazidisit dhe jo dy drejtuesve të tjerë të lartë.