Flash News

KRYESORE

E fundit, por një seancë e gjatë, ç’pritet të ndodhë sot në Parlament

E fundit, por një seancë e gjatë, ç’pritet të

Sot, pritet të mbahet seanca e radhës në Kuvend, por e fundit e këtij sesioni.

Megjithatë, parlamenti pritet të zhvillojë një seancë të gjatë, ku janë parashikuar në rend dite 23 pika, përfshirë një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, kërkuar nga grup deputetësh, apo çështje të tjera të debatuara edhe më herët si projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime nga “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, projektligji “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, Projektligji “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

Po ashtu, sot pritet të miratohen edhe dy kontrata të debatuara me koncesion/PPP të aksin Milot-Balldren dhe aksit Orikum-Llogara.

Të fundit