Flash News

KRYESORE

E FUNDIT: Sormani plotëson stafin e Partizanit, ka tjetër rikthim

E FUNDIT: Sormani plotëson stafin e Partizanit, ka tjetër rikthim

Partizani ka nisur nga puna me trajnerin e ri Adolfo Sormani. Italiani është prezantuar para ekipit nga presidenti Gaz Demi. Të kuqtë kanë ndryshuar shumë, pasi do të nisin punën me stafin e ri. Tekniku ka afruar bashkëpunëtorët e tij në skuadër.

"Ekipi nis zyrtarisht përgatitjet për vitin e ri 2020. Kampionët në fuqi zhvilluan sot seancën e vetme në kryeqytet në orën 10:30 në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë. Trajneri Adolfo Sormani është prezantuar me skuadrën ku present ishte edhe Presidenti Gazment Demi.

"Stafit teknik i janë bashkuar edhe ndihmësi Giovani Mazzella, dhe përgatitësi atletik Gabriele Faccia. Sonte në mbrëmje ekipi do të udhëtoj drejt Turqisë për të kryer edhe mini fazën përgatitore. Përgjatë qëndrimit 12 ditor në Antalia, të kuqtë do të zhvillojnë edhe 2 ndeshje miqësore me turqit e Trabzonspor në datën 10 janar dhe hungarezët e Budapest Honved në datë 15 janar", - shkruhen në njoftimin e klubit.

Të fundit