Flash News

KRYESORE

E fundit: Tërmet te Tirana, bardheblutë pa trajner para derbit

E fundit: Tërmet te Tirana, bardheblutë pa trajner para derbit

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, duket se do të ketë një tjetër hall te klubi i tij. Numri një i klubit duhet të gjejë trajnerin e ri, pasi Julian Ahmataj duket se ka hequr përfundimisht dorë.

Tekniku nuk u paraqit ditën e sotme në analizën e skuadrës pas humbjes me Kukësin. Një sinjal i fortë që Ahmataj nuk do të vazhdojë më me 24 herë kampionët e vendit.

Ai deklaroi dhe para pak kohësh se nuk mund të punohet te Tirana, por Halili e riktheu. Ahmataj duket se do të vazhdojë në rrugën e Memës. Tirana mbetet pa trajner para derbit, ndërsa ka disa alternativa që pritet të marrin stolin si Starova apo Bledar Devolli.

 

Të fundit