Flash News

KRYESORE

E futën në karantinë në konviktin e studentëve, Robert Berisha publikon kushtet pa minimum higjiene

Robert Berisha është futur në karantinë me urdhër të autoriteteve të Kosovës si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Këngëtari është karantinuar bashkë me udhëtarë të tjerë që kanë ardhur nga Stambolli, në konviktin e Prishtinës.

Berisha ka qenë në një koncert në Amerikë dhe prandaj ka qenë dhe arsyeja e këtij udhëtimi që ka pasur si transit Stambollin.

Përmes një postimi në Instastory, Robert Berisha ka treguar në çfarë kushtesh është konvikti. Pa asnjë kusht dhe pa minimumin e higjienës – gjë që është THELBËSORE për parandalimin e prekjes nga COVID-19.

Mesa duket, ky është dhe një denoncim përtej koroanvirusit, ku tregon në çfarë gjendje janë studentët e Kosovës, por që kjo mund të jetë një temë për më vonë, pasi të kalohet gjithë kjo situatë me COVID-19.

Pas kësaj, Roberti ka treguar në emisionin “Vizioni i pasdites” se si po kalon ditët në karantinë dhe nuk duket aspak i lumtur.

Këngëtari thotë se në konvikt kushtet janë skandaloze dhe e ka marrë malli për të bijën.

“Jemi vendosur në dhomat e studenteve në Prishtinë. Kishim një koncert në Amerikë dhe kur u kthyem na izoluan në konviktet në Prishtinë. Jemi në dhomat e studentëve ku flejë studentët. Nuk kemi me çfarë merremi, ndoshta nesër do na sjellin ndonjë tastierë për të kaluar kohën . Vajzën nuk e kam takuar, direkt nga aeroporti më kanë sjell këtu. Vajzën doja ta takoja. Kushtet nuk janë të mira. Nuk është e drejtë tu futemi në dhomë studentëve, të cilët kanë rrobat ende këtu. Unë kam postuar story në Instagram të banjës me kushte jo të mira, por ka edhe më keq në këtë situatë të jashtëzakonshme që ndodhemi .Kishte edhe të moshuar kur erdhëm nga Stambolli, sepse nuk kanë ku të futen. Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë,”- tha Roberti.

Të fundit