Flash News

KRYESORE

E gjithë bota kundër Trump, Angela Merkel: Duhet të mbrojmë ‘nënën natyrë’. Mbështetje nga Kina, Rusia dhe Japonia

E gjithë bota kundër Trump, Angela Merkel: Duhet të mbrojmë

Ajo që dukej e pamundur dhe që vetëm një i çmendur mund ta mendonte pa muaj më parë, duket se po bëhet realitet. Për herë të parë në 100 vitet e fundit, Europa, Rusia, Kina dhe Japonia janë bërë bashkë për të formuar një ‘aleancë’ pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja për klimën.

Deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron, ‘make our planet great again’, u pasua nga ajo e kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila theksoi se Europa është gati dhe nuk do të bëjë asnjë hap mbrapa në mbrojtjen e planetit.

“Do të fokusohemi në energjitë tona në Gjermani, Bashkimin Europian dhe në të gjithë botën me më shumë vendosmëri se kurrë më parë, për të kapërcyer sfidat në ndryshimet klimatike. Kemi nevojë për Marrëveshjen e Parisit për të ruajtur natyrën kështu siç ne e njohim. Vendimi i SHBA nuk do të ndalojë të gjithë ata që ndjejnë përgjegjësi për të mbrojtur planetin”, deklaroi Merkel.

Deklaratave të Francës dhe Gjermanisë i është bashkuar edhe Italia, ekonomia e tretë më e madhe e BE-së.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës i tha gazetarëve se Marrëveshja e Parisit ishte mbështetur fuqimisht nga Pekinidhe shtoi se ky vend do të vazhdojë të përmbush detyrimet e tij.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto u shpreh se vendi i tij “do të vazhdojë mbështetjen dhe përkushtimin ndaj Marrëveshjes së Parisit, për të ndaluar efektet në ndryshimet klimatike”.

Ministri i Jashtëm i Japonisë, Fumio Kishida shprehu keqardhjen për vendimin e Trump pasi vendi i tij shpresonte të punonte me SHBA-në në kuadrin e kësaj marrëveshje.

Edhe Rusia rikonfirmoi mbështetjen për marrëveshjen e Parisit. Zv/kryeministri Arkady Dvorkovich tha se vendimi i Trump nuk do të ndikojë te qëndrimi i Rusisë.

Të fundit