Flash News

KRYESORE

E gjithë Katalonja ngrihet në protestë kundër Spanjës, greva paralizon jetën publike

Dy ditë pas referendumit për pavarësi, qyteti i Barcelonës është mbushur plot e përplot me protestues që protestojnë ndaj qeverisë së Madritit. Mësohet se sot herët protesta të fuqishme kanë pushtuar rrugët Barcelonës, ku mijëra qytetarë manifestonin kundër dhunës të policisë spanjolle dhe për respektimin e rezultatit të referendumit.

Presidenti katalanas ,Carles Puigdemont, deklaron se rajoni  ka fituar të drejtën e shtetësisë pas një referendumi që u prish nga dhuna.  Zyrtarët katalanas thanë më vonë se 90 për qind e atyre që votuan mbështesin pavarësinë në votimin e së dielës.

Ndërkohë një grevë e përgjithshme ka paralizuar zonat e mëdha të Katalonjës, pas referendumit të përgjakshëm për pavarësinë nga Spanja.

Greva u shpall nga sindikatat dhe shoqatat katalanase për shkak të “shkeljes së rëndë të të drejtave dhe lirive” gjatë votimit të së dielës.

Gjykata kushtetuese e Spanjës kishte shpallur sondazhin e paligjshëm dhe qindra njerëz u plagosën ndërsa policia përdori forcën për të bllokuar votimin.

Komisioni Europian e gjykon si ilegal referendumin për pavarësinë e Katalonjës. Përmes një deklarate për shtyp, Komisioni tha se nuk do të përzihet në këtë çështje të brendshme, ndërkohë që ritheksoi nevojën për bashkim.  

Të fundit