Flash News

KRYESORE

E gjithë Kombëtarja në merkato, 11 lojtarët që do të ndryshojnë ekip

E gjithë Kombëtarja në merkato, 11 lojtarët që do

Sezoni që po lamë pas nuk ka qenë ndër më të mirët e mundshëm për lojtarët e ekit përfaqësues. Disa prej tyre nuk kanë pasur një sezon për tu mbajtur mend si pasojë e dëmtimeve dhe disa të tjerë nuk kanë pasur hapësirat e mjatueshmë për të shfaqur potencialin e tyre, shkruan Politiko.al.

Më poshtë janë 11 lojtarët që pritet të ndryshojnë destinacion:

Etrit Berisha – Pavarësisht paraqitjeve të mira, e ardhmja e 32-vjeçarit duket larg ekipit bergamesk, pasi drejtuesit e klubit duan t'i japin më shumë hapësira portierit të dytë Pierluigi Gollini. Vlera e tij në merkato është 8 milion euro dhe destinacionet e mundshme janë Italia dhe Gjermania.

Elseid Hysaj – E ardhmja e shkodranit është një ekuacion me shumë të panjohura pasi gjithçka është e lidhur më Mauricio Sarrin. Nësë ai firmos më Chelsean, atëherë edhe Hysaj ka gjasa të transferohet në Angli.

Arlind Ajeti – Mbrojtësi ka zhvilluar një sezon të mirë me Krotonen, aty ku është i huazuar nga Torino. Megjithatë, e ardhmja duket larg Italisë, pasi nuk bën pjesë në planet e torinezeve. Orët e fundit raportohet se gjermanët e Fraiburgut janë gati t’i blejnë kartonin.

Berat Djimsiti – Mbrojtësi i Atalantës, që u aktivizua si i huazuar tek Benevento do të rikthehet tek ekipi bergamest, pasi bën pjesë në planet e trajnerit Gasperini.

Mërgim Mavraj – Me rënien e Hamburgut në Bundesligën 2, largimi i tij duhet i pashmangshëm teksa denstinacioni i mundshëm është Fenerbahçe në Turqi.

Ivan Balliu – I ftuar rishtazi në Kombëtare, Balliu duhet se do t’i jap fund karrierës së tij në Francë me ekipin e Metzit. Interes për lojtarin e rritur tek Akademia e Barcelonës kanë shfaqur disa ekipe spanjolle, kryesisht nga Segunda Divizion (Kategoria e Dytë) dhe ekipi turk i Goztepe.

Migjen Basha – 31-vjeçari pritet të largohet nga Bari pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, pavarësisht se ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. E ardhmja është mes Italisë dhe Zvicrës.

Naser Aliji dhe Azdren Llullaku – Ekipi i Entellas ku aktivizohet dy lojtarët ka rënë zyrtarisht në Serinë C, çka do të thotë se e ardhmja e dy lojtarëve është në ekipe të tjera. Gjasat janë që Aliji të qëndrojë në Itali pasi ka oferta nga ekipe të tjera të Serisë B, ndërsa për Llullakun kanë shfqaqur interes disa skuadra në Rumani, aty ku u bë i njohur me skuadrën e Gaz Metanit.

Armando Sadiku – Gazeta Marca ka shkruar se 27-vjeçari që u transfrua me bujë në Spanjë është nxjerrë në shitje nga klubi i Levantes. Paraqitjet jo bindëse kanë bërë që drejtuesit e klubit të mos e kënë në plane sulmuesin elbasanas, i cili në 8 ndeshje nuk ka shënuar asnjë gol në Premiera Divizion.

Rey Manaj – Sulmuesi i cili është në pronësi të Interit, do të largohet nga ekipi spanjoll i Granadës, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij ku në 19 ndeshje ka shënuar vetëm një gol. Parashikohet një rikthim në Itali, aty ku Parma e sapo ngjitur në Serinë A ka gati bërë gati ofertën për 21-vjeçarin nga Lushnja.

Të fundit