Flash News

KRYESORE

“E gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit”, Artan Hoxha: Drejtuesit e policisë të japin dorëheqjen

“E gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit”, Artan

Gazetari Artan Hoxha thotë se vrasja e dy vëllezërve Bilali sot në Shkodër është pjesë e një serie vrasjesh që ka nisur tetë muaj më parë, më 15 korrik të 2018-ës. Hoxha thekson se janë tashmë 11 vrasje pa autor në kryeqendrën e veriut, ndërkohë që gjithçka ka nisur me ekzekutimin e ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoçi.

“Këmbanat ranë për ata që nuk kanë vesh! Ekzekutohen vëllezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat numër 10 dhe 11 të një seriali vrasjesh që nisi vetëm 8 muaj më parë, më 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin, u ekzekutuan ish-polici Boran Berçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci, që mbante në prehër foshnjen e saj. Kambanat e alarmit ranë për ata që nuk kanë vesh dhe kur s’ke vesh, bilanci dihet... Kjo e sotmja, është thjeshtë kronika e një vrasjeje të paralajmëruar”, shkruan Hoxha.

Duke e konsideruar Policinë e Shkodrës një ndërmarrje funerale që mbledh kufomat rrugëve të qytetit, gazetari i kërkon zinxhirit komandues të këtij institucioni që të japë dorëheqjen. Ai shprehet i bindur se gjithë Shkodra e di kush janë vrasësisit e vëllezërve Bilali dhe në çfarë drejtimi kanë ikur.

“Policia e Shkodrës, e cila është kthyer në ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve te qytetit, deklaron se autorët janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur... Vetëm 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnjë vrasës në burg. Për zinxhirin komandues të policisë së Shkodrës: Nëse nuk kujtohet kush t’u largojë nga detyra, bëhuni burra, jepni dorëheqjen! Se më keq se kaq, nuk ka ku shkon. Në të vërtetë, gjithë Shkodra e di kush janë vrasësit dhe në çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në cilën shtëpi janë duke ndjekur lajmet mbi vrasjen, në tv”, shprehet gazetari Hoxha.

Astrit dhe Ibrahim Bilali u ekzekutuan sot në lagjen Kiras, pak metra larg banesave të tyre.

Të fundit