Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘E gjithë zona me mbrojtje të veçantë’, Veliaj: Asnjë ndërtim në Kopshtin Botanik
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se nuk do të ketë ndërtime në zonën e Kopshtit Botanik, përkundrazi e gjithë zona do të ketë një mbrojtje të veçantë. Deklaratat i bëri nga Parku Olimpik i Tiranës, ku nisi turi i dëgjesave në çdo njësi për projektbuxhetin e vitit 2020,
“Lajmin e mirë që keni marrë vesh të gjithë banorët në njësinë 5 ka të bëjë me megainvestimin që ne do të fillojmë në Kopshtin Zoologjik dhe në Kopshtin Botanik, të dyja prona me hipotekë, të Bashkisë së Tiranës dhe të dyja zona jashtëzakonisht problematike. Për të gjithë ata që tmerrohen thonë që në kopshtin Botanik do ndërtohen kulla, mjafton të shihni perimetrin e kopshtit Botanik dhe të shihni se si tashmë është zaptuar. Kjo që ndodhi, që Bashkia e Tiranës mori administrimin nga qeveria të Kopshtit Botanik pikërisht vjen me këtë kusht që në mbrojtjen e Bashkisë nuk mund ta zaptojë më njeri. Nëse mendonin që po e ruanin, bëni një xhiro në itinerar dhe do shikoni se si është shqyer në të gjithë anët Kopshti Botanik. Nuk ndërron destinacioni, nuk do ketë asnjë ndërtim por më në fund të njëjtin stil menaxhimi që Bashkia e Tiranës ka për kryevepra si Parku Olimpik do e çojë edhe tek kopshti Zoologjik dhe Botanik”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i kërkoi politikës të rrijë larg punëve publike të qytetit, ndërsa nënvizoi se aktualisht duhet të japësh lekë që të futesh brenda kopshtit botanik për të bërë një foto.
“Sot duhet të japësh një korrupsion të vogël të të lërë të bësh fotot ditët e dasmës, ka vetëm nuse ditën e dasmës dhe tenderat e rojeve, nuk shkon kjo. Mezi pres të fillojë faza e parë te kopshti zoologjik dhe pastaj faza e dytë te kopshti botanik për ta bërë njësinë 5 akoma më atraktive dhe për t’ia rritur vlerën pronës në këtë njësi”-tha kryebashkiaku.