Flash News

KRYESORE

E godet me makinë pastaj e kanos me armë zjarri, policia parandalon ngjarjen e rëndë

E godet me makinë pastaj e kanos me armë zjarri, policia parandalon

Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga një 22 vjeçar, i cili pasi ka goditur qëllimisht makinën e një personi tjetër, e ka ndjekur atë nga pas me një armë zjarri në dorë.

Sipas policisë personat e përfshirë në këtë incident kanë pasur konflikte të mëparshme dhe për shkak të kësaj, shtetasi L.M 22 vjeç ka goditur qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G.D 23 vjeç. Pas përplasjes, 22 vjeçari ka dalë nga mjeti duke e ndjekur pas G.D dhe duke e kanosur atë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ‘Dibrës’, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë ndaluar arma e zjarrit me një krëhër me pesë fishekë, si dhe automjeti.

Të fundit