“E humbur në show-bizz”, Rita Ora flet për vështirësitë e jetës së saj si këngëtare

Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme në Britani por që është goxha e suksesshme në tërësinë e industrisë muzikore në gjithë botën.

Ajo ka treguar për mediat britanike që nuk është shumë e lehtë të menaxhosh gjithë suksesin dhe famën që të vjen si pasoj e profesionit që ushtron.

“Pavarësisht sukseset e përfitimeve ka raste që ndjehesh e humbur në të dhe mund të kesh presion psiqik. Këtë situatë mundohem ta tejkaloj me ushtrime duke larguar energjinë e keqe,”- ka thënë Rita për mediat britanike.

Para disa ditësh Rita ka publikuar hitin e saj të ri “How to be lonely” i cili është pritur mirë nga fansat.