Flash News

KRYESORE

E izoluar prej ditësh me temperaturë, gruaja e Feim Ibrahimit: Nuk më bejnë tamponin

E izoluar prej ditësh me temperaturë, gruaja e Feim Ibrahimit: Nuk

Vera Ibrahimi, bashkëshortja e kompozitorit legjendar shqiptar Feim Ibrahimit, ka bërë një denoncim teksa gjendet e sëmurë me temperaturë dhe prej të hënës ende nuk i bëjnë tamponin.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ajo shprehet se është e izoluar në krevat dhe se sot mund të ishte edhe në varrezat e Sharrës, por ajo po pret për tamponin.

Vera thekson se Urgjenca i shkoi në shtëpi të hënën, kurse të martën realizoi në telefonatë me Institutin e Higjienës që i konfirmuan se do të vinin për dy ditë.

Kanë kaluar 4 ditë prej asaj telefonate dhe znj. Ibrahimi, bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë shqiptar Feim Ibrahimi dergjet ende në krevat e sëmurë pa e ditur nëse është e infektuar apo jo me COVID-19.

Statusi i plotë:

Edhe mund të jetë e vërtetë… Pas ardhjes së Urgjencës ditën e hënë, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharrë….

Të fundit