Flash News

KRYESORE

E joshën dy djem shqiptarë për seks, francezi bie në kurthin e tyre

E joshën dy djem shqiptarë për seks, francezi bie në kurthin

Një shtetas francez ka rënë në kurthin e dy shqiptarëve në Tiranë.

Francezi kishte ardhur në Shqipëri për të punuar dhe me dy shqiptarët A.T dhe E.SH ishte njohur në ‘Facebook’.

Francezi i kishte ftuar shqiptarët në banesën e tyre për të pirë e për të kryer marrëdhënie homoseksuale. A.T dhe E.SH kanë përfituar nga rasti kur  shtetasi francez kishte shkuar në tualet dhe i vodhën atij celularët dhe laptopin.

Vjedhja është konstatuar nga i huaji rreth muajit maj tw kwtij viti dhe më pas  i denoncoi shqiptarët në polici.

Së fundmi Gjykata ka vendosur te dënojë A.T me 1 vit e katër muaj burg e ndërsa shtetasin E.Sh me një vit burg.

A.T ka deklarua se gjendja ekonomike e dobët dhe fëmija i sëmurë e kanë detyruar të kryente vjedhjen.

 

Të fundit