Flash News

KRYESORE

E ka “blerë” Veliaj LSI-në në këshillin bashkiak? ‘Opozita e fortë’ e Kryemadhit nuk duket gjëkundi

E ka “blerë” Veliaj LSI-në në këshillin

Prej gati një jave, temë kryesore është plani i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të rritur çmimin e ujit të pijshëm për qytetarët. Shoqëria civile është shprehur kundër këtij propozimi, ndërsa Partia Demokratike njoftoi sot votën kundër planit të Veliajt, që do të tentohet të kalohet në këshillin bashkiak ditën e nesërme.

Ndërkohë, sa i përket partisë tjetër opozitare, LSI-së, asnjë qëndrim publik për këtë çshtje nuk është bërë i ditur. Heshtje nga Monika Kryemadhi, heshjte nga Luan Rama, heshtje nga Petrit Vasili, të cilët reagojnë për çdo postim të Edi Ramës në ‘Facebook’, por nuk kanë gjetur aryse për të reaguar për planin që prek drejtpërdrejt qytetarët e Tiranës.

Kjo heshtje e LSI-së shton dyshimet se në këshillin bashkiak kjo parti është në shërbim të Veliajt, i cili ka qëndruar larg konfliktit gjatë fushatës elektorale.

Ardhja e Kryemadhit në krye të LSI-së u konsiderua si hapi i parë i një opozite intensive, ndërsa Vasili paralajmëroi për opozitë të fortë pa pritur krijimin e qeverisë në shtator. E tashmë që plani ku kërkohet opozitarizmi është në tavolinë, opozita e LSI nuk duket gjëkundi.

Edhe shkollat do jepen me koncesion, zbardhet plani i Erion Veliajt

Të fundit