Flash News

KRYESORE

“E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat”. Ish-deputeti flet në emër të "të madhit"

“E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat”. Ish-deputeti

Përgjimi i dytë i publikuar nga BILD ka si protagonistë funksionarin e lartë të Administratës, Arben Keshin dhe deputetin Artan Gaçi. Aty flitet se si kryeministri Rama ka vlerësimin maksimal për deputetin Gaçi, të cilit i kishte lënë të gjithë zonën e Maqellarës.

Bisedë mes deputetit Artan Gaçi dhe Arben Keshit

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre

Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.

Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.

Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.

Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

Të fundit