Flash News

KRYESORE

E ka marrë dasma me të mira, aktori tregon muskujt në Maldive

Është padyshim një ndër aktorët më të bukur në Turqi dhe i preferuari i shqiptarëve po ashtu për shkak të serialit “ Kara Sevda” që po transmetohet ende në Shqipëri.

Burak Ozcevit sapo ka përfunduar xhirimet në Turqi të këtij seriali, pas dy vitesh transmetim. Një serial që pati fund të hidhur. Para disa ditësh aktori është martuar me aktoren Fahriye Evcen, dhe po shijon muajin e mjaltit. Ai është treguar shumë "mizor" dhe ka postuar një foto nga Maldive.

Gjysmë i zhveshur, i sapo dalë nga uji, Burak është shndërruar në mashkullin më të dashur për femrat, dhe me këtë foto "ua ka rrëmbyer pa dyshim zemrën".  Kemi parasysh që Burak Ozcevit është një ndër aktorët që e ruan shumë imazhin  e tij dhe nuk të bie shpesh ta shohësh në plazh teksa tregon trupin e tij të palestruar, pa bluzë.

Por vajzaaa… qetësohuni. Burak-un thjesht mund ta shijoni nëpërmjet fotove. Ai tashmë është një burrë i martuar.

Të fundit