Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
E ka me Hajdarin dhe Ruçin/ Kandidati demokrat: Nuk rri në një Kuvend me vrasësit e Azemit
Indrit Hoxha, i cili e pati plotësuar fillimisht formularin e dekriminalizimit, duke lënë përshtypjen se do të pranonte mandatin e deputetit, ka habitur me veprimin sot në Parlament. Duke e quajtur Kuvendin 'galeri të krimit', ai ka thënë se nuk mund të ishte në të njëjtën sallë me pasardhësit e vrasësit të poetit Havzi Nela dhe të liderit të dhjetorit, Azem Hajdari.
Hoxha ka zgjedhur të përkujtojë edhe të atin, Famtir Hoxhën që ndërroi jetë para pak kohësh, një ish-i përndjekur dhe luftëtar i kauzave të së djathëts në Shqipëri.
Fjala e plotë e Indrit Hoxhës:
Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci.
E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te familjes time dhe sidomos ato qe im ate me la trashegimi.
Refuzoj te marr mandatin e deputetit ne nje vend ku klika kriminale ne pushtet ka asgjesuar Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte dhe ka kapur drejtesine.
Refuzoj te marr mandatin ne Parlamentin ilegjitim qe e drejton urdheruesi i vrasesve te Arben Brocit dhe shokeve te tij ne masakren e 2 Prillit.
Refuzoj te behem pjese e nje Parlamenti ilegjitim ku ulen hetues dhe prokurore te diktatures te cilet kane torturuar dhe vrare te rinj shqiptare.
Refuzoj te marr mandatin ne nje parlament ilegjitim ku ne karriken e kryeministrit ulet i biri i njeriut qe firmosi per varjen e poetit Havzi Nela.
Refuzoj te behem pjese e nje parlamenti ilegjitim ku ndodhen urdheruesit e vrasjes se tribunit te demokracise, Azem Hajdari.
Ky nuk eshte parlament, por galeri e krimit. Fundi i kesaj farse kriminale eshte shume i afert.
Une refuzoj te bej betimin dhe te marr mandatin sepse ai mandat i takon popullit dhe jo krimineleve, hajduteve dhe delenxhinjve qe ndodhen sot ketu.
Rrofte Shqiperia.
Rrofte Demokracia.
Zoti i bekofte shqiptaret.