Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E ka qendrën në Shqipëri, zbardhet thirrja e muxhahedines Maryam Rajavi për protestuesit: Regjimi i Iranit drejt fundit, të zgjerohen bazat e rebelimit
Maryam Rajavi është lidere e Organizatës Popullore Muxhahedine të Iranit (MEK), që e ka bazën në Shqipëri, pas zhvendosjes të më shumë se 3 mijë anëtarëve nga Iraku dhe Franca. Ajo është akuzuar së fundmi publikisht nga drejtuesit e Gardës Revolucionare të Iranit se ndodhet pas protestave që kanë përfshirë disa qytete të Republikën Islamike dhe kanë shkaktuar mbi 15 viktima.
Më 30 dhjetor, Maryam Rajavi ka bërë një thirrje drejtuar muxhahedinëve që ndodhen ende në Iran, që të ngrihen dhe të marrin pjesë në protestat që do të rrëzojnë sipas saj, regjimin që drejton vendin.
Ajo i konsideron këto lëvizje si një pikë kthese në historinë e Iranit dhe bën thirrje për përhapjen e bastioneve të rebelimit kundër drejtuesve,
Ndonëse vendi ku jeton Maryam Rajavi mbahet sekret, për shkak të rrezikut të eliminimit, takimet e MEK ajo i zhvillon të gjitha në Tiranë, ku kanë edhe bazën e tyre. Edhe takimet ndërkombëtare, siç ishte ai i 14 gushtit të 2017-s me senatorin amerikan John McCain, Rajavi i zhvillon në kryeqytetin shqiptar.
Politiko.al zbardh të plotë thirrjen e Maryam Rajavi për muxhahedinët kundër qeverisë së Iranit:
Protestues të guximshëm në të gjithë Iranin,
Gratë dhe burrat trima që u ngritën më 28 dhe 29 dhjetor dhe përhapën mesazhin e lirisë në qytetet iraniane,
Përshëndetje për ju dhe përshëndetje për qytetet tona të dashura, të cilat janë ngritur kundër varfërisë, urisë dhe papunësisë, nën pushtimin shtypës të mullahut (i referohet Gardës Revolucionare të Iranit).
Përshëndes Kermanshah, Hamedan, Khorramabad, Qom, Isfahan, Rasht, Sari, Qazvin, Shiraz, Ahwaz, Bojnourd, Qaemshahr dhe Zahedan;
Përshëndes Mashhadin, Neyshaburin, Kashmarin, Quchanin, Birjandin, Shahrudin dhe Yazdin (Qytete në Iran).
Ju treguat se pavarësisht represionit masiv dhe arrestimeve të përhapura, lëvizja e lirisë së popullit iranian po zjen si thëngjilli poshtë hirit dhe kryengritja e tyre po pret të shpërthejë
Ju thirrët: "Vdekja për Khamenein" (lideri i Iranit), "Seyed Ali (Khamenei) turp për ju, largohu nga vendi ynë", "iranianët vdesin, por kurrë nuk do të dorëzohen", "Ne do të vdesim por do të marrim përsëri Iranin" dhe "lëreni Sirinë por mendoni për ne".
Ju krijuat një pikë kthese në lëvizjen protestuese të popullit të Iranit, i cili konfirmon se regjimi klerikal është në fazën e tij përfundimtare.
Ju treguat se kryengritja dhe protestat e popullit iranian i drejtohen të gjithë regjimit dhe i sfidojnë të gjitha fraksionet e tij kriminale, të korruptuara dhe të plaçkitur.
Ju treguat se njerëzit e Iranit përçmojnë mizoritë e pabesueshme të mullahut dhe sulmet kriminale në Siri, Irak, Liban dhe Palestinë;
Ju treguat se krizës ekonomike dhe korrupsionit, represionit dhe krimeve të ndryshme të mullahëve i jepet fund vetëm duke rrëzuar diktaturën e tyre fetare.
Protestat tuaja kanë tronditur regjimin.
Shpirti juaj i patrembur ka ngjallur admirim anembanë globit.
Gratë që janë në ballë në shumë skena janë burim i krenarisë për Iranin dhe të gjithë iranianët.
Tani është koha për të zgjeruar dhe përhapur bastionet e rebelimit për liri.
I bëj thirrje bashkatdhetarëve të mi në të gjithë vendin që të ngrihen dhe të bashkohen me këtë kryengritje.
Siç ka ka thënë Massoud Rajavi, udhëheqësi i Rezistencës iraniane, "asnjë popull nuk mund t'i realizojë të drejtat dhe liritë e saj falas. Duhet të paguhet çmimi. Kjo është pika e rëndësishme".
Po, mund të kapërcejmë të keqen e diktaturës fetare;
Ne mund të rrëzojmë muret e represionit;
Dhe ne mund ta çlirojmë atdheun tonë të pushtuar.
Mullahët duhet të shkojnë. Sovraniteti i takon popullit të Iranit.
Perëndia bekoftë protestuesit në mbarë vendin
Jetë të gjatë lirisë.