Flash News

KRYESORE

E kafshoi Pitbulli, vdes 58-vjeçari në Elbasan

E kafshoi Pitbulli, vdes 58-vjeçari në Elbasan

58-vjeçari Rifat Bajrami ka ndërruar jetë ditën e sotme, pak ditë pasi u kafshua nga një qen Pitbull.

Ngjarja ka ndodhur në Elbasan. News 24 mëson se Bajrami u kurua për disa ditë në spital por ai pësoi trompozë për shkak të plagëve të rënda.

Kujtojmë që ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit, pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprrit.

Por edhe pse qentë e racave kanë krijuar incidente askush nuk ka marrë masa të mirëfillta për të evituar një problematikë të tillë.

Të fundit