Flash News

KRYESORE

E kaluara e Aleksandër Ndokës pjesë e hetimeve, poste të rëndësishme te Hipotekat dhe INUK

E kaluara e Aleksandër Ndokës pjesë e hetimeve, poste të

Grupi hetimor që është ngritur për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ekzekutimit të këshilltarit të majtë në bashkinë e Lezhës, Aleksandër Ndoka, është përqëndruar në disa pista të ndryshme.

Një prej tyre është edhe e kaluara e Ndokës si drejtues në disa institucione të rëndësishme në këtë qark.

Politiko.al mëson se Aleksandër Ndoka ka qenë fillimisht drejtues në Inspektoriatin Ndërtimor-Urbanistik, post nga i cili ishte shkarkuar sipas gjykatës pa të drejtë. Gjykata mori vendimin për dëmshpërblimin e Ndokës në vlerën e 1,235,276 lekëve, shumë që iu pagua nga qeveria e Edi Ramës në qershor të 2014-ës.

Më pas, Ndoka u emërua në Hipotekën e Lezhës, deytë në të cilën ka qenë deri në vitin 2015-të, kur u zgjodh në këshillin bashkiak të qytetit.

Deri më tani policia ka shoqëruar disa persona për vrasjen, por nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Detaje nga ekzekutimi në Lezhë, Ndoka u qëllua me 14 plumba, familjarët: Menduam se ishin fishekzjarre

Formulari i dekriminalizimit, viktima Aleksandër Ndoka nuk deklaroi probleme me drejtësinë

Të fundit