Flash News

KRYESORE

E kaluara e grekut që akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit, është arrestuar tre herë

E kaluara e grekut që akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit,

Dalin detaje të reja sa i takon shtetasi grek Eftimiu Eftimius, i cili akuzohet se është ekzekutori i Devi Kasmit. Ish pjestari i forcave speciale greke ka qenë edhe tre herë të tjera i ndaluar nga policia por i ka shpëtuar burgut.

Kështu, media greke ‘Zougla.gr’, shkruan se Eftimius është arrestuar në vitin për trafik klandestinesh drejt Greqisë. Një vit më vonë, në Frankfurt ai u kap me 5.5 kg kokainë që vinte nga Venezuela. Eftimius u lirua nga policia në vitin 2012.

Ish-speciali grek u arrestua në 2016 në Artë për trafik droge dhe qëndroi në burg 10 muaj. Në gjyqin që u bë në 2017 në Janinë, ranë akuzat se bëhej fjalë për një grup kriminal, ndërsa të pandehurit e tjerë u shpallën të pafajshëm përveç Eftimius, i cili u dënua si përdorues droge, kokainë, duke marrë kështu një dënim prej 4 vitesh me kusht, ndaj dhe u lirua.

Të fundit