Flash News

KRYESORE

“E kam dashur shumë Benardin, pas ndarjes pësova shumë ndryshime”

Xheni dhe Benardi ishin një ndër çiftet më të pëlqyera gjatë qëndrimit në Big Brother dhe pas daljes po ashtu. Ata kishin “zënkat” e lezetshme me njëri-tjetrin, që i bëntë akoma më simpatikë, por kjo nuk zgjati shumë pasi ata të dy u ndanë.

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Xheni foli për jetën e saj private dhe ndër të tjera përmendi dhe se si kishte ndikuar ndarja me Benardin tek ajo.

“Kur u ndava nga Benardi pata shumë mërzitje. Nuk kisha aspak oreks dhe kështu nisa të dobësohesha. Kishte shumë gjëra në jetën time që nuk shkonin. Pas kësaj ngjarjeje unë ika në Itali. Me Benardin kishim mospërputhje karakteri. Kishte xhelozi nga të dyja palët. Probleme që nuk arritëm ti zgjidhnim. Unë jam tip që qesh shumë, ndërsa Benardi ishte shumë serioz. Kemi folur edhe pas ndarjes. Fajtore për ndarjen nga Benardi jam unë. E kam dashur shumë Benardin. Pavarësisht kësaj, shpesh më ndodh ta mendoj rikthimin me të”, ka thënë Xheni.

Të fundit