Flash News

KRYESORE

“E kam parë lotin e Edit”, bashkëshortja e Ramës tregon rastet kur qan kryeministri

“E kam parë lotin e Edit”, bashkëshortja e Ramës

Bashkëshortja e Kryeministrit Rama, Linda është e ftuar në emisionin ‘Piter Pan’ në TV Klan ku po iu përgjigjet pyetjeve ‘provokative’ të fëmijëve të vegjël.

Gjatë emisionit, njëri nga fëmijët e vuri pak në vështirësi Lindën, teksa e pyeti nësë qan ndonjëherë Rama, dhe përgjigja e saj ishte e menjëhershmë: “E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë”.

Diskutimi i plotë:

Fëmija: A qan ndonjëherë Edi Rama, se duket burrë shumë i fortë?

Linda Rama: E kam parë lotin e Edit kur ka humbur miqtë e tij shumë të ngushtë.

Fëmija: Në televizor është shumë nevrik po në shtëpi?

Linda Rama: Është i vërtetë, edhe kur qesh edhe kur këndon edhe kur i bie dajres.

Po ashtu, Linda shtoi se nëse ajo do të ishte kryeministre e vendit, do t’i kushtonte një vëmendje të veçantë fëmijëve. “Nuk do bëja aq sa bën Edi, por se kam menduar ndonjëherë. Por po të jem për një minutë… do ti jepja një vëmendje të posaçme fëmijëve, do modernizoja sistemin arsimor për grupmoshën deri në 10 vjeç. Fëmijët janë e vetmja europë që kemi mes nesh”, përfundoi Linda Rama.

Të fundit