Flash News

KRYESORE

‘E ke vendin në kopshtin zoologjik, gorillë e mallkuar’, Roma dënon përjetë tifozin

Futbollistët me ngjyrë kanë rënë pre e racizmit shpesh herë, e sidomos në Itali, ku ky fenomen është kthyer në një shqetësim të madh.

Lojtari më i fundit që ka rënë pre e fyerje raciste nga tifozët ka qenë futbollisti i ekipit të Romës Juan Jesus. Në instagramin e futbollistit ka shkuar një mesazh fyes nga ana e një tifozi.

“E ke vendin në kopsht zoologjik, të marrtë dreqi. Gorillë e zezë e mallkuar”, i shkruan tifozë brazilianit të Romës. “Tani e dini çfarë të bëni me një tifoz si ky. Krenar për ata që janë tifozë të vërtetë”, shkruan Juan Jesus.

Pas kësaj ka qenë ekipi i Romës që fillimisht ka raportuar profilin që ka sulmuar lojtarin e tyre, e më pas kanë bërë edhe një denoncim në polici. Klubi roman e ka përjashtuar përgjithmonë tifozin nga ndeshjet e Romës në stadiumin Olimpiko.

Të fundit