Flash News

KRYESORE

E keni parë te Jimmy Fallon së shpejti këngëtari i talentuar mbërrin në Tiranë

E keni parë te Jimmy Fallon së shpejti këngëtari i talentuar

Produksioni i “The Voice of Albania” ka njoftuar se në finalen e spektalit do të jetë i ftuar këngëtari Stanaj.

Albert Stanaj është një artist 23 vjeçar me kombësi shqiptare, i cili fillimisht u bë i njohur nga rrjeti social ‘Instagram’ falë videove ku dëshmonte talentin e tij.

Me publikimin e këngës ‘Ain’t love strange’, Stanaj u prezantua edhe në emisionin e njohur amerikan, “Toinght Show” me Jimmy Fallon.

“Romantic” është një tjetër këngë me të cilën Stanaj ka tërhequr vëmendje në SHBA, ndërsa po përgatitet për të hyrë në tregun amerikan të muzikës.

Emra të mëdhenj të muzikës dhe showbizit në SHBA si Chris Brown, Justin Bieber apo Kim Kardashian kanë vlerësuar talentin e tij.

 

Të fundit