Flash News

KRYESORE

E kërkoi Kovac me ngulm, Bayern rikthen mesfushorin aty ku e mori

E kërkoi Kovac me ngulm, Bayern rikthen mesfushorin aty ku e mori

Bayern nuk planifikon që Ivan Perisic të bëhet përfundimisht lojtar bavarez. Kartonin e tij e zotëron ende Interi dhe duket se ai do të rikthehet në Milano pas huazimit te Bayern.

Perisic u huazua në verë në Mynih si zëvendësues potencial i dyshes "Robbery", të larguar pas një dekade nga Bayern. 30-vjeçari ishte një kërkesë specifike e ish-trajnerit të rekordmenëve, Niko Kovac. Tani në Mynih trajner është Hansi Flick dhe ky i fundit nuk e pëlqen kroatin.

Bayern ka paguar 5 milionë € për huazimin Perisicit. Nëse do të vendote për ta blerë, do të duhej të paguante edhe 20 mln euro të tjera, por nuk e ka këtë synim. Mesfushori anësor duhet të mendojë një skuadër tjetër, sepse as Interi nuk e ka në planet e veta.

Të fundit