Flash News

KRYESORE

E kishte mbajtur të fshehtë deri tani, modelja shqiptare në muajt e fundit të shtatzënisë

Një tjetër vajzë show-bizzi është shtatzënë dhe bëhet fjalë për modelen bukuroshe Andonia Dobi. Deri tani asnjë nuk e dinte që ajo ishte shtatzënë e cila e ka fshehur mirë barkun e rrumbullakosur me “Photoshop”. Andonia ka dhënë lajmin e bukur mbrëmjen e së shtunës në festën “baby shoëer” që ka bërë me mikeshat e saj. Siç kuptohet dhe nga tema e festës Andonia është në pritje të një vajze. “Bebit tonë: Nuk jemi takuar ende, por mami dhe babi janë kaq të dashuruar me ty sa nuk mund ta shpjegojmë. Ndjejmë çdo lëvizje, goditje, që na dërgon dhe ditët tona bëhen më të shkëlqyera. Deri më tani nuk e tija që në këtë botë ekzistonte një ndjenjë e tillë. Falënderojmë çdo ditë Zotin që na dha mundësinë të jemi prindër. Mami dhe babi të duan më shumë se veten”, ka shkruar Andonia.

Të fundit