Flash News

KRYESORE

E komplimentojnë dhe e duan, Fjoralba flet për anën e saj të errët: Jam një hakmarrëse gjakftohtë

Moderatorja Fjoralba Ponari është një nga vajzat e ekranit të Top Channel e cila ka shumë fansa dhe vazhdimisht e komplimentojnë dhe shprehen se sa e mirë është.

Mirëpo, Ponari ka folur hapur duke treguar se edhe ajo ka anët e saj të errëta.

“Unë mendoj se s’ka mundësi të jesh kaq e mirë. Të lutem më trego të keqen që të balancon,”- shkruan ndjekësi.

Kësaj pyetjeje, Fjoralba ka vendosur t’i përgjigjet pa dorashka, duke treguar çfarë cilësie “negative” ka në karakter.

Ajo ka habitur ndjekësit duke treguar se në fakt e ka një anë të keqe dhe paksa “të frikshme”, nga një vajzë aq e ëmbël dhe e qetë në dukje.

“Jam një hakmarrëse gjakftohtë! Mos më bëfsh keq në këtë jetë, se të nxjerr qumështin e nënës për hundësh, me qetësinë më të madhe!”- shkruan moderatorja.

Të fundit