Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
E konfirmon e shoqja: Grabitësi i vrarë në Rinas është Admir Murataj
Grabitësi që mbeti i vrarë dje gjatë shkëmbimit me armë zjarri në Rinas është Admira Murataj.
Ky fakt është konfirmuar nga bashkëshortja e viktimës, Albana Murataj, pasi ka këqyrë trupin e pajetë në Morgun e Tiranës.
Kujtojmë se njëri nga grabitësit, Admir Murataj mbeti i vrarë nga policia pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, deri tani një shumë prej 10 mln eurosh (ende e pa konfirmuar zyrtarisht).
I pranishëm në morg edhe edhe vëllai i Admir Murataj.
Murataj ishte arratisur nga burgu i Trikallas në 2013-ën bashkë me 10 shqiptarë të tjerë, të cilët po ashtu konsiderohen si shumë të rrezikshëm.
Kujtojmë se Admir Murataj ishte në kërkim edhe për tri vjedhje të bujshme me armë, atë të në Qafë-Kashar pranë Rinasit, ku u morën me armë 900 mijë franga, 800 mijë paund dhe 16 mijë euro dhe grabitjen e një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku u vodhën 2 mln paund, 800 mijë dollarë. Në kë grabitje rezultoi se ishin të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare.
E treta grabitje ku akuzohet se ka qenë pjesë Murataj ishte po në Rinas, në një makinë të policisë privatë. Në këtë ngjarje të 2017-ës u grabitën 2 mln e 400 mijë euro, 200 mijë dollarë. Pas zbulimit të bandës, policia arriti të gjejë edhe një sasi të parave, të cilët i kishin fshehur në tenxhere dhe në frigorifer.