Flash News

KRYESORE

E konfirmuar: Donald Trump pjesë e raundit të dytë të bisedimeve Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA, Donald Trump do të jetë pjesë e takimit Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy vendeve.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Shtëpia e Bardhë.

Lexo edhe: The Guardian: Takimi Kosovë –Serbi në Shtëpinë e Bardhë, përpjekje për fitore diplomatike për Trump

Sipas njoftimit, Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite, sipas orës lokale në Washington, por nuk specifikon se për çfarë do të nënshkruhet konkretisht, ndonëse palët kanë folur vazhdimisht për marrëveshje ekonomike.

Sipas njoftimit zyrtar, Trump do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Takimi do të jetë privat mes tyre.

https://politiko.al/hoti-flet-pas-takimit-me-vucicin-dhe-grenellin-neser-finalizohet-marreveshja-dhe-do-te-shihni-gjithcka/

https://politiko.al/vucic-jep-detaje-nga-takimi-ne-shtepine-e-bardhe-amerikanet-na-degjuan-e-hoqen-piken-ku-kerkonin-njohjen-e-kosoves/

Të fundit