Flash News

KRYESORE

E kritikojnë për ndërhyrjet estetike, Suada Sherifi: Shyqyr që na kanë ardhur këto kohë

Ish-miss Shqipëria, Suada Sherifi, njihet si një nga femrat më të bukura në Shqipëri por edhe për të nuk kanë munguar akuzat për ndërhyrje kirurgjikale.

Së fundmi, një ndjekës e ka kritikuar Suadën me anë të opsionit "Ask me a question".

“Pse je bërë kaq shumë? Ishe shumë e bukur natyrale. Sa keq që të kapi dhe ty kjo sëmundja e pasigurisë”, shkruan ndjekësi.

Ndërkohë që personazhet e tjerë nuk ngurrojnë ta mohojnë këtë gjë, përgjigja e Suadës ishte ndryshe:

“Unë bëj çfarë të dua për sa kohë ndihem mirë me veten! Dhe shyqyr na kanë ardhur këto kohë! S’do rri të bëj si Nëna Natyrë këtu… por edhe ndonjë gjë të madhe nuk kam bërë se s’kam pasur nevojë…Por as jam penduar për çfarë kam bërë.”

Sështu Suada e pranoi që ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në trup.

Të fundit