Flash News

KRYESORE

E kritikuan për fotot me bikini, Aulona nxjerr burrin për t`i dhënë seriozitet situatës

E kritikuan për fotot me bikini, Aulona nxjerr burrin për t`i
Në këto ditë të nxehta, ajo që shohim më shumë në rrjetet sociale janë fotot me bikini. Aulona Musta është nga figurat publike që poston shumë foto nga plazhi, e për këtë është kritikuar. Por ajo nuk ka ndenjur pa e komentuar këtë. Në një postim në Instagram bashkë me bashkëshortin e saj, shkruan: “Duke bërë biseda serioze bashkëshortore buzë detit… Unë: Burrë, hajde dalim bashkë në foto që ta kuptojnë që në familjen tonë veshim të dy rroba banjo në plazh, jo vetëm unë. Burri: Hë se tani që jemi bashkë në foto rrobat e banjos marrin tjetër kuptim, bëhen më serioze dhe familjar …dhe ata jetuan të lumtur deri në foton e radhës ,”- shkruan Aulona duke ironizuar kritikët e saj. Në foto çifti duken shumë simpatik dhe seksi, dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe pasi të dy merren me palestër. 

Obobooo humba 😢😢

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

Pra pushimet mbaruan! Kane tre dite ne fakt qe kane mbaruar, por mua me duhet pak kohe te marr veten nga stresi post pushime, keshtuqe vetem sot u ndergjegjesova tamam 😂😂 Ky eshte nje post permbledhes, duke u munduar t’i pergjigjem sadopak, shkurt, gjithe pyetjeve qe me keni bere. Pyetja mbizoteruese ishte: Po Amaran se/pse nuk e ke marre? Jo, sic edhe e keni pare, Amaren nuk e morem. Arsyeja? Vendimi qe si une dhe bashkeshorti kemi marre, qe here pas here te bejme nje shkeputje te dy bashke, te shkojme diku, te udhetojme dhe te rrime vetem te dy. Duke qene se gjate vitit per shkak te puneve, na ndodh qe mos te kalojme bashke aq kohe sa do te donim, keto “arratisjet” per pushime jane zgjidhja me e mire qe ne kemi menduar per marredhenien tone. Dhe sic e kam thene dhe here te tjera, eshte gjeja me e mire qe nje cift me femije, mund te beje per marredhenien. Perse zgjodhem Cuben? Nuk di te them nje arsye konkrete! Gjithmone kam dashur ta vizitoj ate vend, jo vetem per plazhet, por dhe per kulturen, per gjithe historine qe mbart. Te dy deshironim te shkonim ne nje vend larg Europes, e kemi vendosur qe nje here ne disa kohe te bejme nje udhetim te larget. Pas Republikes Domenikane, qe vizituam para 5 vitesh dhe Cubes tani, them se me Ameriken Latine e mbyllem. Tani synimi dhe deshira eshte Azia. Ja vlejti Cuba? Po, shume! Me ka bere shume pershtypje ai vend. Me ka lene sh mbresa, nje miks ndjesishe pozitive, por dhe negative. Nje vend i bukur, me njerez te bukur e mbi te gjitha te dashur, por ne te njejten kohe shume te varfer e te vuajtur. Njerez qe i shikoje te qeshnin, e te kendonin nga mengjesi ne darke, pavarsisht se jetojne akoma me tollona, apo i kishin shtepite pa dyer e dritare. Njerez pa shkolle, injorante, por shume te sjellshem e te respektueshem. Taksistet s’te linin te futeshe e te dilje nga makina, pa te hapur deren. Plazhet fantastike. Kurre s’me kishte ndodhur me pare te lahesha ne uje deti te nxehte! Dhe me besoni qe s’po e ekzagjeroj aspak! Do te doja te shkruaja me gjate por per fat te keq Instagrami vetem pak rreshta ka. Pervec kesaj, mendoj se kam ndare mjaftueshem me ju nepermjet fotove e videove. 😃 Per ta permbledhur: Cuba ishte magjike!

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

Të fundit