Flash News

KRYESORE

E KRYER: Interi shet Gabigolin, mësohet e ardhmja e lojtarit

E KRYER: Interi shet Gabigolin, mësohet e ardhmja e lojtarit

Nuk ka më dyshime! Gabigol do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të Flamengos. Brazilianët dhe italianët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe sulmuesi do të mbetet në vendin e tij të lindjes.

Bisedimet janë në fazën e fundit dhe tashmë janë mbyllur dhe detajet. Interi do të fitojë 18 milionë euro nga kjo goditje, ndërsa do të mbajë 20% të kartonit të futbollistit.

Drejtuesit donin që ta shisnin në Europë, por askush nuk kënaqi pretendimet e tyre. Skuadra zikaltër vendosi që të dëgjonte lojtarin. Gabigol do të nënshkruajë deri në vitin 2024 me skuadrën aktuale.

Të fundit