Flash News

KRYESORE

E kryer: Kumbulla një hap larg Interit, zbulohet prapaskena

E kryer: Kumbulla një hap larg Interit, zbulohet prapaskena

Emri i Marash Kumbullës mbetet shumë i diskutuar në merkaton e Serie A. Futbollisti shqiptar me shumë mundësi do të kalojë tek ekipi i Interit. Shtatlarti dëshiron të kalojë te zikaltrit dhe nuk ka më dyshime.

Mediet italiane bëjnë me dije se lojtari ka rënë dakord me Interin për merkaton e janarit. Ai do të kalojë tek ekipi i Contes në qershor. Lojtari i kombëtares sonë refuzoi kalimin tek Napoli në janar dhe tani pret verën për të ndryshuar skuadër.

Corriere Dello Sport informon lexuesit se Interi ka arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin ditën e djeshme, ndërsa huazimi i Federico Dimarco në Verona është sinjal i qartë largimi.

Të fundit