Flash News

KRYESORE

E KRYER: Zbulohet marrëveshja e Partizanit me trajnerin e ri!

E KRYER: Zbulohet marrëveshja e Partizanit me trajnerin e ri!

Partizani pritet të prezantojë brendajavës trajnerin e ri dhe ai është Adolfo Sormani. Italiani do të rikthehet sërish në krye të "Demave" të kuq pas eksperiencës së parënë kryeqytet. Tekniku la ekipin e Veljes dhe ishte pa skuadër, prandaj oferta e të kuqve erdhi në momentin e duhur.

Sormani ka pranuar dhe ka nënshkruar një kontratë interesante me të kuqtë. Bëhet fjalë për një kontratë 6 mujore me rinovim automatik për 2 vite në rast se fiton një trofe, kupë ose kampionat.

Demi ka ndërhyrë direkt vetë për afrimin e italianit, pasi e ka patur peng largimin e tij. Ai e ka pranuar dhe vetë se kishte gabuar që kishte larguar teknikun italian nga detyra.

Të fundit