Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
“A e kuptoni se si të shet Edi Rama? Dy vjet më parë e shfrytëzonte Petrelën”
Pas publikimit të “listës së zezë” nga ana e kryeministrit Edi Rama, me emrat e 100 zyrtarëve që sipas tij janë të lidhur me korrupsionin dhe abuzimet që bëhen në administratë u kritikua nga shumë zëra publik prania e emrit të Prof.Dr.Mentor Petrela.
Mes tyre është edhe mjeku i QSUT-së Petrit Vargu i cili përmes një reagimi shkruan se kryeministri e shfrytëzonte Petrelën rreth dy vjet më parë, ndërsa sot e ka bërë pjesë së listës së të korruptuarve.
Statusi i plotë:
Të nderuar gazetarë dhe miq! E ndjej për detyrë të sqaroj, duke parë dizinformimin e vazhdueshëm sipas të cilit Prof.Dr.Mentor Petrela, ka qënë në vitin 2014 një nga 100 kirugët më të mirë të botës. Mos u bëni miopë dhe besojuni ndjesive tuaja të cilat e nxorrën një ndër njerëzit më të korruptuar në Shqipëri.
Dua të sqaroj që Prof. Petrela u fut në një shoqatë të përbërë nga 100 Neurokirurgë të kryesuar nga një austriak. Profesorin austriak Petrela e njohu gjatë implementimit të një kredie austriake që shlyhet nga taksapaguesit shqiptarë.
Si kjo shoqatë, në botë ka qindra të tilla dhe shumë profesorë shqiptarë janë anëtarë të këtyre shoqatave, secili në fushën e vet (verifikojini në internet).
Nga kjo ngjarje e porsa dhënë nga Balkanëeb, bëj dy deduksione : 1) Incidenca e operacioneve në Neurokirugji në krahasim me kirugjitë e tjera është shumë e ulët p.sh 1/4 e Kardiokirurgjisë e megjithatë populli e ka veçuar si ndër më të korruptuarit.
Vajmedet sikur profesori të ishte Hemodinamist ose kirurg i përgjithshëm. 2) Publikimin e ka bërë Kryeministri ynë i nderuar,që njihet si mik i Petrelës. A e kuptoni se si të shet Edi Rama? A e shikoni se për atë s’ka miq e shokë? Mos harroni kolegë që dy vjet më parë e shfrytëzonte Petrelën për të na futur në provime si zë pseudo i besueshëm.