Flash News

KRYESORE

E lanë jashtë listave, reagon deputeti socialist: Do doja të kandidoja edhe këtë katërvjeçar

E lanë jashtë listave, reagon deputeti socialist: Do doja të

Socialisti, Fatmir Toçi ka qenë një ndër deputetët që u la jashtë listave të PS për të qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit.

Toçi thotë se do kishte dashur të ishte pjesë e listave si kandidat për deputet dhe do ishte hipokrizi të mos e pranonte, por sipas tij përtëritja i bën mirë çdo institucioni. Deputeti thekson se do të vijojë të jetë aktiv në PS, pavarsisht vendimit që e la jashtë listave.

“Shumë e kanë menduar të jenë në lista, edhe unë e kam menduar, është shumë e natyrshme, pse të bëj hipokritin, do doja të isha edhe këtë katërvjecar, se kjo është peruudha e projekteve.

Kjo nuk ndryshon asgjë në qëndrimin tim, as me Partinë Socialiste, as me fushatën, ne jemi anëtarë të PS dhe besojmë në këtë forcë politike, te programi i ndryshimeveë të mëdha që kanë filluar ë të gjithë vendin. Listat janë ato që keni parë, unë nuk flas dot për listat e qarqeve të tjera se jot ë gjithë i njoh, unë flas për qarkun e Vlorës, lista relativisht e mirë, e pranueshme, sapo jam njohur me listën i kam telefonuar edhe gjithë kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, i kam uruar suksese. Nuk mund të them që me vjen keq, apo nuk më vjen keq, por të gjithë e kanë dëshirën dhe të drejtën për të përfaqësuar zgjedhësit në parlament, them se përtëritja i bën mirë cdo institucioni.

Do të marr pjesë në fushatë, padyshim, jam pjesë e PS dhe do të jem gjithmonë aty ku ka nevojë” ka thënë Toçi.

 

Të fundit