Flash News

KRYESORE

E lë i dashuri pas maturës, aktori hollivudian ndihmon vajzën të hakmerret

Të të lënë disa ditë pas maturës është e tmerrshme e sidomos kur vajza është ende e dashuruar.  Maturantja Gabi Dunn, u mërzit shumë kur i dashuri e la pak ditë pas maturës.  Për t’u hakmarrë ndaj tij, ajo tregoi aftësitë e saj në Photoshop, duke zëvendësuar ish-të dashurin  me një foto të aktorit Ryan Reynolds. Pasi mësoi gjithë situatën, 40-vjeçari mbështeti fansen e përzemërt në “Twitter” të mërkurën.

Gabi tha: “I dashuri im dhe unë u ndamë disa ditë pas maturës, kështu që unë vendosa të korrigjoj pak fotot”.

Dhe Ryan, i cili nuk është i panjohur për postimet e tij të këndshme në “Twitter”, ishte aq i kënaqur me imazhin  e tij të qeshur saqë shkroi: “Duhet të më bësh Photoshop në librin e tij të shkollës”.

Këtë reagim e pa edhe ish-i i Gabi-t, i cili me humor tha se nuk do ta shohë më filmin “Deadpool 2”.

Të fundit