Flash News

KRYESORE

“E lidhën në banjo dhe e vranë me thikë”, zbardhen dëshmitë tronditëse nga vrasja e të moshuarit në Vlorë

“E lidhën në banjo dhe e vranë me thikë”,

Zbardhen detaje nga vrasja e të moshuarit Seri Petanaj dje në Vlorë. Ekspertiza mjekoligjore në trupin viktimës tregon se janë gjetur katër plagë thike, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Burime për Neës 24 bëjnë me dije se pista kryesore e ngjarjes mbetet grabitja dhe se dyshohet që 91-vjeçari të jetë vrarë nga persona të afërt, apo banorë të zonës të cilët mund të kenë njohur mirë.

Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje 9 persona në komisariatin e Vlorës, në cilësinë e dëshmitarit dhe se nuk dihet ende nëse është rënë në gjurmët e autorit. Një prej personave të pyetur është dhe djali i viktimës, i cili ishte i pari që bëri denoncimin në polici.

Sakaq, një banor i zonës që ka dëgjuar mbi vrasjen e 91 vjecarit, Seri Petanaj, shprehet se të ndjerin e kanë grabitur madje i kanë marrë edhe disa orendi shtëpiake. Sipas tij, 91-vjeçarin e kanë lidhur në banjo dhe më pas e kanë vrarë duke e grabitur me thikë. “Sot e mësova ngjarjen. Kishte ndodhur dje. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar, me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, po pse e vranë?!Kishin marrë ca gjëra. E kishin mbyllur në banjo, e kishin goditur me thikë”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër banorë i zonës shpreh tha se Petanaj ishte një njeri i urtë dhe se nuk kishte konflikte me askënd. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Të fundit