Flash News

KRYESORE

E lindur për të qenë në qendër të vëmendjes, Sam Smith poston këngën e Era Istrefit

Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore, Era Istrefi, çdo ditë e më shumë po bëhet emri më i lakuar lidhur me muzikën bashkëkohore.

Gjithçka nisi me hitin e saj “Bon Bon” dhe më pas çdo projekt muzikor i Erës kaloi çdo pritshmëri duke u pëlqyer nga e gjithë bota.

Pas debutimit në  Kampionatit Botëror “Rusi 2018-të” në një bashkëpunim me Nicky Jam dhe Will Smith, Era hodhi në treg edhe dy hite të reja të cilat gjithashtu rezultuan shumë të pëlqyera nga publiku.

Ndërkohë, Era duket se ka bërë për vete edhe personazhe të tjerë të muzikës botërore, ku së fundmi Sam Smith ka shpërndarë këngën e saj “Bon Bon”, në “Instastory-n” e tij.

Nga ana tjetër edhe këngëtarja shqiptare nuk ka nguruar ta falenderojë atë publikisht në të njëjtën platformë, duke lënë të kuptohet se kjo ishte një surprizë mjaft e këndshme për të.

Të fundit