Flash News

KRYESORE

E mahnitur për luftën kundër kanabisit, Vasili kritika Vlahutin: Je ambasadore në Tiranë dhe jo në Afganistan

E mahnitur për luftën kundër kanabisit, Vasili kritika Vlahutin:

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka kritikuar deklaratën e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila e konsideroi sukses luftën kundër kanabisit. Vasili i sugjeron Vlahutinit që të shoh mediat gjermane dhe italiane për tonelatat e drogës që kapen çdo ditë, ndërsa i kujton se është ambasadore në Tiranë dhe jo në Afganistan.

Reagimi:

Ambasadorja Vllahutin na mahniti kur foli për drogën në Shqipëri dhe tha: "Megjithatë më duhet të them se ajo që kemi dëgjuar prej tyre është vërtetë e mahnitshme përsa i përket suksesit".

Dikush duhet ta informojë ambasadoren Vllahutin për tonelatat e drogës, që kapen përditë. Këtë informacion mund t'ia japin dhe duke parelë mediat vizive, të shkruara dhe elektronike nga Gjermania, Franca, Anglia, Italia apo raportet e CIA-s, Europolit etj etj.

Të gjithë në Shqipëri janë të "mahnitur" nga dështimi i qeverisë dhe nga përmbytja me drogë dhe me krim, ndaj informojeni ambasadoren edhe për këtë meqënëse drejton delegacionin europian në Tiranë dhe jo në Afganistan.

Dikush duhet ta informojë edhe që është shtuar lufta kundër drogës si kusht tjetër për integrimin europian.

Të fundit