All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

OP-ED

'E marta e zezë' dhe 'stupid ekonomia'

'E marta e zezë' dhe 'stupid ekonomia'
All - Paragraf - 1

Zef Zefi

All - Paragraf - 3

90 vjet më parë, e martë, kalendarisht si sot. Por 90 vjet më parë në SHBA, kjo e martë e 29 Tetorit 1929 nga shtypi dhe Amerika e kohës, njihet si "e marta e zezë." Amerika e lulëzimit të lirisë së shfrenuar dhe e zhvillimit frenetik, bie nën sundimin Depresionit të madh financiar dhe kolapsit social. Një krizë financiare që tronditi rëndë jo veç Amerikën, po Europën dhe gjithë ekonomitë e botës së progresit. E gjitha kjo për disa shkaqe që, të vështruara nga distanca kohore, duken të thjeshta: shpërndarja e keqe e të ardhurave, polarizimi i theksuar i shoqërisë nga përqëndrimi i ekonomisë vetëm në pak duar, kredi të lehta, blerje aksionesh pa korrespondencë gjegjëse nga hua-marrësi.

Një lloj indebitimi gjithashtu pa kritere, si prelud i skllavërise moderne, bashkë me spekulimet dhe keqmenaxhimin e institucioneve bankare. Epilogu: Ndërsa pas përpëlitjeve pak vjeçare, "neë deal-i" rusveltian i shëroi plagët e tragjedisë dhe e ktheu Amerikën prap në madhështinë e saj, Europa për 10 vjet rresht, nuk doli nga pasojat, përkundrazi tragjikisht ra në luftë me vetëveten. Po Shqipëria? Ekonomia e dobët gjysëm feudale shqiptare, me një borgjezi simbolike më 1929, dhe politika që qeverisej nga A. Zogu, nuk kishte mbërritur atë konsistencë që të provonte sizmikat akute të politikave dhe ekonomive të tjera europiane, por efektet sociale ishin të paevitueshme.

Emigracioni shqiptar i viteve tridhjetë, po të mos ndodhte 46-a bolshevike, 90-a puniste, 97-a komuniste dhe 2013-a rilindase, do të kishte mbetur vetëm legjendë si "lëndina e lotëve." Sidoqoftë, pasojat tragjike do t'i mbërrinin Shqipërisë nga ajri me aeroplanët fashistë më 1939, fiks 10 vjet më vonë ose pesë muaj më herët se pushtimi i Polonisë nga gjermanët. Kjo sipas paktit të ujdisur nazisto-komunist, që shënon fillimin e Luftës së II Botërore. Përfundimisht shteti shqiptar në formën e monarkisë kushtetuese, dmth politika, pati mundësi ta kontrollonte ekonominë e financat e vendit, deri në pushtimin e vendit. Politika apo "stupid" ekonomia? 80 vjet më vonë më 2008, me një dinamikë të ngjashme, por me të njëjtin kafshim social, mbërriti kriza tjetër. Është prapë Amerika që trondit veten edhe botën, sidomos atë perëndimore. Pasojat e së cilës ndonëse në "vend burim" janë kapërcyer, jashtë saj si rrathët koncentrikë të gurit në ujë, vazhdojnë të luhasin në pasiguri edhe sot mbas 10 vjetësh ekonomitë e fuqishme liberale dhe politikat, sidomos ato europiane.

Përse kriza e dytë në Amerikë? Më 1992 në kulmin e popullaritetit të Bush-it senior, kundërshtari i tij, përkrahësi dhe mëkëmëbësi Careville i Bill Klinton, duke shfrytëzuar rënien e lehtë ekonomike të cilën amerikanët nuk e tolerojnë, në ballinën e fushatës elektorale demokrate, vendos sloganin "Eshtë ekonomia, o budalla..." dhe fitoi zgjedhjet. Tetë vitet presidenciale të Clinton, në emër të neoliberizmit instaluan ekonominë mbi politikën, ose më saktë "stupid-economy", pra financat, oligarkët dhe teknika duhej të tërhiqnin për hunde politikën. Ia dorëzon presidencën Bushit junior. Dhe një vit para mbarimit të mandatit të dytë të këtij të fundit 2008, "stupid-economy" clintoniane, dha efektin e saj eksploziv të mbarënjohur. Më 2009 e për 8 vite të tjera Presidenca kthehet te demokrati tjetër Obama, i cili bashkëjetoi me krizën dhe e argjinoi atë deri me ardhjen e uraganit Trump. Amerikanët me energjizëm dhe intuitë politike, pavarësisht mbështetjes kolosale të oligarkëve dhe turbofinancave e çoi në humbëse Clinton-in tjetër.

Njësoj si "Neë-deal" ruzveltian në vitet tridhjetë, "Amerika First" e Trump nxori përfundimisht vendin nga kriza dhe Amerika u bë "first dhe big". Më shumë rastësi do të thoja, kriza e 2008 në Shqipëri gjeti një qeveri jo të majtë. Një qeveri e cila kishte në duar projekte të mëdha infrastrukturore brenda vendit, infrastrukturë dixhitale dhe energjetike të fokusuara nga investime të rëndësishme, të cilat der në fund të madatit të saj bëri që të mos e ndjente krizën përreth. Përveç treguesve ekonomikë efiçentë, bëri hapa të rëndësishëm edhe në aspektin politik e ndërkombëtar të emrit të Shqipërisë, jo vetëm si faktor stabiliteti. Nga ana tjetër, qoftë për vokacion politik, qoftë për intuitë autentike, nuk mund ta vinte politikën në shërbim të oligarkisë. E kundërta është e vërtetë, saqë në prag e pas zgjedhjeve shembullore të 2013, kjo e fundit u rreshtua me të majtën, të cilen bashkë me segmentet e krimit të organizuar prej shtatë vitesh sundojnë në vend të qeverisin.

Po Europa? Për fatin e mirë ndonëse ka zona "fragile" dhe të nxehta, dhjetëvjetëshi mbas krizës së dytë amerikane nuk prodhoi luftë si ajo e shekullit të kaluar. Në vend të luftës ekonominë e saj po e bren recensioni i gjatë. Kurse politika është në konfuzion. Analizat më të thukëta, ekspertizat, sociologjia deri dhe politologjia, ndahen në atë se Eurokomunistët e dikurshëm duke u konvertuar në neoliberalë, kanë braktisur kauzën e tyre për të cilën ekzistonin, punëtorët dhe klasën e mesme, janë bërë njësh me turbo-financën dhe oligarkitë (Sorosi, etj) duke ia nënshtruar politikën një entiteti, sipas "stupid economy" kapitalit (blerizmit anglez etj), ndërkohë që do të duhej që kapitali, pra oligarko-financat të ishin instrumente të politikës. Europa aktuale me emigracionin nëpër këmbë të kujton "okiet" (termi disprexhativ për okllahomasit) në krizën amerikane të 1929-es. Të majtat në shumicën e shteteve europiane në emër të neoliberizmit dhe stupid-ekonomisë që shkaktoi krizën e dyte amerikane dhe botërore, e burokratizuar dhe oligarkizuar deri në grykë, mban peng çlirimin e popujve dhe qeverive nga "stupid ekonomia" Epilogu shqiptar? Ka pak javë që shqiptarët asistojnë një diatribë të temperuar demagogësh soroistë nga gremina ekonomike dhe kriminale ku e ka fundosur e majta vendin e tyre prej gati shtatë vitesh. Atë midis Macron i Francës dhe makarona-ngrënësit albanez që vetëpompohet si kryeministër. Ngjashmëritë kr/M tonë me Presidentin francez është se të dy janë pa identitet politik. Kurse ndryshimet nuk e pranojnë fare racionalitetin e krahasimit; ka zbritur nga turbofinanca në politikë, ky këtu, është ngjitur nga gjirizet e krimit. Zënka e tyre gjithashtu s'ka lidhje fare as me eurodashurinë shqiptare, as me shqiptaro-skepticizmin francez, por me politikën kriminale të këtij të tonit, i cili edhe pse i përjashtuar nga realpolitika, vazhdon të sundojë "katundarinë" 1 milionëshe të mbetur, falë apolidit soros.

 

Të fundit