Flash News

KRYESORE

E mbajti të fshehtë për 10 vite, Renis Gjoka kapet mat me të dashurën

Këngëtari Renis Gjoka e ka mbajtur shumë private jetën personale. Ai ka vendosur të tërheqë vëmendjen e publikut më shumë me zërin dhe talentin e veçantë që ka se sa me jetën e tij private.

Për herë të parë gjatë pjesëmarrjes së tij në spektaklin “Kënga Magjike” teksa këndoi këngën “Dashuria ime”, tha se këtë këngë ia kishte dedikuar një personi shumë special për të, por që nuk zbuloi asnjë detaj më shumë.

Së fundmi është mësuar se ai është në një lidhje me një vajzë prej 10 vitesh dhe profesioni i saj është ekonomiste. Mirëpo këngëtari i njohur më në fund është kapur mat nga revista “Story.al” teksa ka qenë në shoqërinë e një vajze brune që quhet Jona,e cila pretendohet se është e dashura e tij.

Të fundit