Flash News

KRYESORE

E mbollën në Shtëpinë e Bardhë, zhduket pema që Macron i bëri dhuratë Trump: Kujtesë për lidhjet që na bashkojnë!

"100 vite më parë, ushtarët amerikanë kanë luftuar në Francë, në Belleau, për mbrojtjen e lirisë sonë. Kjo pemë, dhurata ime për Donald Trumpin, do të jetë një kujtesë e përhershme në Shtëpinë e Bardhë për lidhjet që na bashkojnë”, kështu shkruante presidenti francez Emmanuel Macron në Twitter teksa postoi foton e fidanit që i bëri dhuratë Trump.

Fidanin, në shenjë simbolike e mbollën dy presidentët. Mirëpo fidani nuk është më në Shtëpinë e Bardhë. Sot në vendin ku ishte mbjellë pema duket vetëm një njollë e verdhë bari.

Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë komente, por largimi i saj është fiksuar nga disa imazhe të agjencisë së lajmeve “Reuters”. Mbetet për t’u parë nëse Trump do të japë një shpjegim për këtë.

Të fundit