Flash News

KRYESORE

E mbuluar me lule, mësohet domethënia e fustanit të fejesës së Armina Mevlanit

Blogerja Armina Mevlani u fejua ditën e djeshme me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo u vesh me një fustan me lule, me të cilin ngjante shumë lozonjare. Dyshja e njohur u fejuan në një ceremoni private në Pallatin e Brigadave.

Veshja ‘Dolce Gabbana’ e Arminës kishte një kuptim të veçantë. Lulet në fustanin e Arminës, të quajtura bozhure, nuk ishin rastësore. Sipas ‘Anabel’, bozhuri njihet si një nga lulet më jetëgjata, e cila jeton deri në 100 vite. Ajo ka kuptimin e bashkimit dhe vazhdimësisë dhe njihet si bima e mirëqenies dhe gëzimit, gjetja e duhur për ditën e fejesës së saj.

Të fundit