Flash News

KRYESORE

A e mendonit se edhe ky gazetar opozitar do shfaqej me logon e LSI pas krahëve?

A e mendonit se edhe ky gazetar opozitar do shfaqej me logon e LSI pas

Erion Kristo është nga ata gazetarë që nuk bien dakord me realitetin e vështirë ku ndodhet shoqëria shqiptare dhe shpesh herë në studiot televizive akuzojnë pafundësisht qeverinë. Kristo është shfaqur gjithnjë edhe opozitar ndaj opozitës dhe asnjëherë nuk ka hezituar të flasë për problemet me të cilat përballen qytetarët.

Por ka mjaftuar një foto në “Facebook”, ku ai shihej të merrte pjesë në takimin elektoral të LSI, për të shkaktuar shumë reagime. Kishte nga ata komentues që e akuzuan Kriston se ishte shitur si shumë gazetarë të tjerë. Megjithatë e vërteta është ndryshe.

Kristo sqaron se ishte i ftuar në takimin për programin e kulturës dhe pjesëmarrës ishin personalitete të tjerë ‘rebelë’, por mohon që t’i jetë bashkuar kësaj force politike.

“Vellezer e motra. Ju falenderoj vertet qe u shqetesuat per mua. Kjo tregon se ju dhimbsem. Nuk jam bere me LSI. Jam krejt ai qe kam qene. Armando Bora, miku im, me ftoi ne nje takim per programin e kultures. Ishin dhe shume personalitete te tjere dhe rebele si puna ime. Dhame mendimet tona per kulturen. Kaq ishte. Nuk kam pas ndonjehere frike nga partite. Partite kane pas frike nga mua. Kam qene ne takim me Ramen, me Bashen, me Erion Veline, me Bamir Topin, me Kreshnik Spahine, me Paskal Milon e plot te tjere. Po kam mbetur po ai kokegdhe ai gjithmone. Ska arsye per tu shqetesuar. Pune kulture. E postova per provokacija”, u përgjigjet Kristo miqve të tij.

Të fundit