Flash News

KRYESORE

“E merituam eliminimin”, trajneri Lev merr përgjegjësitë e dështimit të Gjermanisë

“E merituam eliminimin”, trajneri Lev merr

Pas eliminimit nga Botërori në fazën e grupeve, trajneri i Gjermanisë, Joachim Lov, u shpreh tejet i zhgënjyer me paraqitjen e ekipit teksa pranoi se nuk meritonin të kalonin në 1/8.

“Ishte shumë e vështirë të zhbllokonim rezultatin. Nuk ia dolëm. Është e vështirë të thuhet pse kemi luajtur ashtu. Na ka munguar përqendrimi, vetëbesimi dhe siguria për të kryer kombinimet tona. Meritojmë eliminimin. Edhe në dy ndeshjet e mëparshme, si ndaj Meksikës ashtu edhe ndaj Suedisë nuk luajtëm me dinamikën e duhur duke bërë shumë gabime", pohoi ai.

"Sot krijuam shumë por nuk finalizuam, ndoshta na ka munguar edhe pak fati. Është shumë e vështirë të fitosh dy herë radhazi Kupën e Botës. Kur morëm vesh se Suedia kishte kaluar në avantazh, dolëm përpara për të provuar gjithçka dhe rrezikuam gjithçka por nuk ia dolëm. Duhet ta analizojmë pse ndodhi. Por unë marr të gjitha përgjegjësitë”, u shpreh Lëv.

Mediat në Gjermani tashëm kanë filluar të vënë në pikëpyetje të ardhmen e teknikut i cili ka kontratë me Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) deri në vitin 2022.

Foto/ Media gjermane kundër Kombëtares: Çfarë makthi, le ta ‘shijojmë’ këtë turpërim historik

Të fundit